Kronikë
18-vjeçari shqiptar merret me trafik armësh dhe droge në Itali

Një 18-vjeçar shqiptar u vu në pranga nga policia italiane.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat e trafikut të armëve dhe të drogës.
Ai u arrestua gjatë një kontrolli rutinë që efektivët ushtruan në banesën e tij, ku u gjetën një karabinë me numrin serial të fshirë, municion, marijuanë dhe material tjetër për paketimin dhe tregtimin e drogës.




