E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

18-vjeçari plagosi kunatin sepse i dhunoi babanë dhe motrën

Zbardhet plagosja me armë zjarri që ndodhi të enjten në Vlorë. Policia konfirmoi se 18-vjeçari plagosi kunatin e tij pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

 

Shtetasi Xhuliano Muço, 25 vjeç, kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij dhe vjehrrin. Kjo ka acaruar 18-vjeçarin, i cili ka përdorur armën e të atit për të qëlluar kunatin.

 

Reklamë

Këtë të premte efektivët arrestuan 25-vjeçarin për dhunë në familje. Në pranga ka rënë edhe autori i plagosjes.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë