Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Shën e Premte të Divjakës.

 

E.C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar 56-vjeçarin me iniciale A. G., i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *