E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 6 minuta më parë
Video · Bota

18 të arrestuar në Itali për drogë

Goditet nje tjeter rrjet i trafikut te drogës ne Italine fqinje. Gjate nje operacioni te Guardia di Finanzas se Lecces eshte bere i mundur arrestimi i 18 personave, pjese e nje organizate italo-shqiptare, qe trafikonte heroine, kokaine dhe marihuane. Lenda narkotike mbërrinte ne Itali dhe me pas shitej ne rruge, apo ne lokalet e Lecces. Gjate operacionit te zhvilluar mëngjesin e kesaj te mërkure u sekuestrua nje sasi droge, por edhe arme kallashnikov dhe nje sasi municionesh. Grupi e kishte shtrire aktivitetin përveç Leces, edhe ne Galipoli, Taranto e Brindisi. Hetimet e drejtuara nga prokurori Cataldo Morra zgjaten me shume se nje vit dhe arriten te zbulonin sesi ishte e strukturuar banda, anëtaret e se ciles kishin detyra te mirëpercaktuara. Keto arrestime vijne pas operacionit te zhvilluar ne Bresha e Napoli, ku u prangosen 15 shqiptare dhe u sekuestrua edhe lende narkotike. Sipas informacioneve të policisë italiane, kohet e fundit janë shkatërruar disa organizata te trafikut te droges, mes të cilave dhe një grup mafioz shqiptarësh që kanë patur lidhje me organizatat kriminale, Ndrageta, Camorra e Sacra Corona Unita.

Më shumë video

Reklamë