E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

18 pacientë humbin jetën nga koronavirusi/ Konfirmohen 801 raste pozitive

Rëndohet bilanci i viktimave dhe i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

 

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 2.264 testime të kryera, që zbuluan 801 të infektuar. Ndërsa betejën me virusin e humbën 18 pacientë.

 

Reklamë

Numri total i të infektuarve ka shkuar kështu në 41.302 dhe i të vdekurve në 870. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar. Ndërsa sëmundjen e kanë mposhtur 490 qytetarë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë