Subscribe

170 të apasionuar pas motorëve vespa dhe lambretta janë bërë pjesë e “Giro di tre mari”, një tur turistik që organizohet nga klubi i vespave në Bari të Italisë. Ky tur vjen në Shqipëri për të dytën herë.

 

MAURIZIO DE PASQUALE

 

PRESIDENT I CLUB VESPA

 

“Quhet xhiro e 3 deteve sepse duhet të prekë 3 dete, Adriatikun, Jonin dhe Mesdheun. Hera e parë nw Shqipwri ishte ne vitin 2018. Këtë vit kemi ribërë një edicion special në Shqipëri me qëllimin për të njohur vendet brenda Shqipërisë si Elbasani, Liqeni Ohrit, Pogradeci, Korça. Mendoj se ky wshtw njw promovim i madh pwr shqipwrinw, sepse ne nga Bari e shohim popullin shqiptar si popull vëlla.”

 

Turi special, siç e quajnë ata, ka nisur nga Durrësi drejt Liqenit të Ohrit e më pas drejt Korçës dhe disa qyteteve të tjera.

 

RALF JODL

 

PJESEMARRES NGA GJERMANIA

 

E pranova me kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Që kur mbrrita kam parë disa vende dhe janë shumë të bukura.. Shqipëria është një vend i vogël, kam qenë në Greqi dhe Maqedoni por jo këtu është hera e parë dhe është shumë bukur.

 

DEAN ORTON

 

“Jam anglez, por jetoj prej 30 vitesh në Itali, kam qenë 6-7 herë në Shqipëri. Vend fantastik. Unë i dua shqiptarët, më vjen keq që njerzit kanë një koncept të gabuar për shqiptarët por unë sa herë kam qenë këtu jam trajtuar shumë mirë, janë fantastikë.

 

Në “Giro di tre mari” marrin pjesë me qindra të apasionuar pas vespave dhe lambrettave, dhe tashmë ky aktivitet është kthyer në një promotor të rëndësishëm të promovimit për vendet në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *