E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

17-Vjeçari vetëplagoset aksidentalisht

Një vetëplagosje me armë zjarri ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje ne Tirane. Ngjarja u regjistrua ne ambientet e një bari përballe parlamentit, ku  Rubin Memit iu shkreh arma aksidentalisht dhe u plagos ne këmbe. Mësohet se i plagosuri ka qenë në lokal me një bashkëmoshatar. 17-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe sipas mjekeve është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes 17-vjeçari njoftoi policinë, por shoku i tij  mori armën dhe u largua. Ai është shpallur në kërkim dhe policia po punon për arrestimin e tij, ndërsa Memi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë