Një i ri shqiptar por që jetonte prej vitesh me familjen në Itali ka gjetur vdekjen në orët e para të mengjesit të kësaj të mërkure.

Sic bëjnë të ditur mediat italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Sparanise.

Viktima është Endri Cania 17 vjec.

Ai ka kapërcyer një mur teksa i afrohej shtëpisë së tij dhe në këtë moment ka ndiere dhimbje të forta në kraharor.

Familjaret kërkuan ndihmen e një fqinji të tyre që është mjek. Ky i fundit i ka bërë menjehere frymemarrjen artificiale dhe masazh kardiak mirëpo nuk ka mundur të shpëtojë jeten e 17 vjecarit shqiptar.

Pak caste më pas ka ardhur edhe ambulanca dhe mjeket me defibrilator por mesa duket ishte vonë për të rikthyer në jetë Endrin.

Policia vendase gjithsesi ka nisur hetimet për të hedhur drite mbi vdekjen e Endri Canias.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *