Subscribe

E diela ka përgjakur rrugët e vendit ku si pasojë e aksidenteve kanë mbetur 17 te plagosur.

 

Rreth orës 7:30 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Fierit dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e si pasojë e goditjes se fortë janë plagosur drejtuesit e mjeteve si dhe 8 pasagjerët . Mes tyre dy gra jane në gjendje më kritike per jeten.

 

Një tjetër aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një makinë me targa Serbe është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dal nga rruga. 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijët dhe prindërit kane marre plage te shumta. Ata janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështira ne rruge kanë sjellë humbje e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i tij.

 

Ndërkohë dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.

 

Në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë nuk ka pasur të plagsur ndërsa, shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *