E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Video · Vendi

Kapshticë, kapet gjysmë ton hashash

Trafikantët e drogës synojnë të gjejnë tregje te reja, këtë radhë jo në perëndim, por në lindje. Rreth 500 kg lende narkotike kanabis sativa e fshehur ne tavanin e rimorkios se këtij kamioni, sipas policisë, kishte destinacion Turqinë. Hashashi u zbulua mbrëmjen e të enjtes, teksa tentonte të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës.  Droga ishte e ndare ne 474  pako te mbështjella me natriban. Ajo u vu re gjatë kontrollit ne skaner të kamionit. Policia ka vene ne pranga drejtuesin e automjetit, 38 vjeçarin Eldi Zahiri nga Durrësi. Ai dyshohet se ka marrë përsipër transportin e hashashit drejt Turqisë, duke kaluar përmes territorit grek. Zahiri është marrë në pyetje për të treguar personat që ia kanë dhënë drogën, si dhe vendin ku kishte modifikuar kamionin për fshehjen e saj. Por deri më tani policia nuk ka dhënë detaje mbi ecurinë e hetimeve për këtë linjë të re te trafikut.

 

Më shumë video

Reklamë