E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia e Bulqizës arreston dy të rinj

Policia e Bulqizës arrestoi këtë të martë dy të rinj që grabisnin banesa. Në pranga të uniformave blu kanë rënë shtetasit, Florjan Kazani 20 vjeç banues në Shupenzë Dibër dhe shtetasi L.XH 17 vjeç banues në Shupenzë Dibër. Arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dy net më parë në fshatin Boçevë,Bulqizë në banesën e shtetases T.XH 34 vjeç kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan, 54 copë ora dore, 6 telefona të markave të ndryshme, 4 copë aparate fotografike, 4 kompjutera ‘laptop’ dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish. Një ditë më parë policia e Bulqizës arrestoi dy të rinj të cilët kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë