03 May 2024

16-vjet shtet, Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Në një reagim në Facebook, Rama bashkangjitur një fotoje, uron Kosovën për 16-vjetorin e saj si shtet i pavarur.

Rama i është bashkuar urimeve të politikanëve të tjerë për këtë ditë të shënuar.

Më herët Pavarësinë e Kosovës e kanë uruar edhe presidenti Bajram Begaj dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nuk ka munguar as një urim nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili shprehu ndër të tjera mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services