Subscribe

Një 53-vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene.

 

Kabul Hunda nga Libohova u ndalua pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës 16-vjeçare.

 

Mësohet se e reja ishte abuzuar rregullisht nga 53-vjeçari që në moshën 12-vjeçare. rasti u zbulua pasi vajza i tregoi nënës së saj historinë.

 

NENA E VAJZES

 

Vajza më ka thënë se që kur ishte 12 vjeçe dhe deri më sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij.

 

Ndërkohë e mitura prej dy ditësh po trajtohet në spitalin e Gjirokastrës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Autori kishte lidhje familjare me të miturën, pasi të atin e saj e ka nip.

 

Ata banonin në të njëjtën lagje, ndërsa 53 vjeçari mësohet se ka mohuar akuzat.

 

Gjatë marrjes në pyetje nga ana e hetuesve, mësohet se Kabul Hunda refuzoi të jap shpjegime.

 

Ndaj tij rëndon vepra penale për “marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *