Një 16-vjeçar shqiptar nga Podujeva ka ndërruar jetën në një aksident në Gjermani.

 

Bëhet fjalë për adoleshentin Roni Mustafa, i cili jetonte prej vitesh me familjen në Gjermani.

 

Lajmi i hidhur u dha nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

 

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!”, shkruan Bulliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *