E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

16 të huaj marrin shtetësinë dhe betohen para Veliajt

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sulmuar opozitën dhe median, të cilët sipas tij përpiqen çdo ditë të dëmtojnë imazhin e vendit.

 

Reklamë

Gjatë ceremonisë për marrjen e shtetësisë shqiptare nga 16 qytetarë të huaj, Veliaj theksoi se debatet politike nuk duhet të bëhen pengesë për progresin e vendit.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE, TIRANE

 “Më thyhet zemra kur shoh njerëz, sidomos ata që merren me politikë ose me media, të cilët sharjen e vendit të tyre e kanë kthyer në sport. Por, ky është një sport që nuk prodhon vota, nuk prodhon as klikime, ndaj nuk e di pse po kthehet në modë kjo. “

 

Veliaj u bëri apel qytetarëve që sot u bënë shtetas shqiptarë që të përpiqen se bashku për të ardhmen e qytetit.

 

 

“Ju ftoj në këtë mision për të qenë zëdhënës të së mirës, të së bukurës, të gjërave që na bashkojnë, jo të atyre që na ndajnë.”

 

Sipas Veliajt çdo javë mesatarisht 20 të huaj marrin shtetësinë shqiptare.

Më shumë video

Reklamë