E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

16 breza diplomatësh, Apollon Baçe: Ambasadori i parë i Perandorisë Osmane ishte familjari im

Akademiku Apollon Baçe ka rrëfyer përballë moderatores Pranvera Borakaj në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, se familja e tij prej gjeneratash ka qenë e lidhur me diplomacinë.

Ai rrëfeu se ambasadori i parë i Perandorisë Osmane ka qenë gjyshi i tij.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ju vini nga një familje që ka gjenerata të tërë diplomatësh, ambasadorësh?

Baçe: Po, i pari ambasador i perandorisë Osmane është nga familja ime. Domethënë 16 breza kanë qenë me diplomaci. Gjyshi ka një histori interesante, ka qenë shok me Mustafa Qemalin, me një bankë me Ismet Ynonynë, ai që ka qenë President i Turqisë për nja 40 vjet, dhe ka qenë në pozita mjaft të larta, ka qenë Guvernator i Bullgarisë, pastaj i Anadollit, pastaj i Vilajetit të Janinës. Në atë kohë nuk lejohej shqipja, ky bashkë me Muço Qullin dhe Çerçiz Topullin bënë një gazetë shqipe “Fjala”, e cila nuk doli në qarkullim, por duhet të jetë në Stamboll. Dhe e çuan në internim në ishullin Kos.

Më shumë video

Reklamë