Subscribe

Fermerët e qarkut te Elbasanit i kane parashtruar nje sere shqetësimesh kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me investimet e munguara dhe subvencionet e parealizuara nga qeveria. Fermerët e Shirgjanit, Gjergjanit dhe Bradasheshit i kane kujtuar kreut te PD se investimet e fundit ne bujqësi i përkasin periudhës kur Basha ishte deputeti i qarkut Elbasanit.

Basha: Subvencione jo, rritje pensionesh jo, ulje të çmimit të energjisë jo, përkundrazi e ka rrit. Rritje taksash, rritje fukarallëkut. Çfarë i bën lekët? 2.2 miliardë euro i ka vjedh për dy vite oligarkia me atë në krye. I bie 2 milionë lekë të vjetra për vit për familje.  Fermer: Ka vajt gjendja ku nuk mban uji pilafi më. Shpresa e fundit je ti, drita jeshile për këtë popull.

Gjate bashkëbisedimit Basha u premtoi fermerëve se ne qeverisjen e demokrateve do te merren vendime per te lehtësuar jetën e qytetareve e sidomos te shterës se varfër .Lideri i opozitës premtoi se do te akordohen 150 mln euro ne vit per bujqësinë.

Basha: Çmimi i energjisë do të ulet për konsumatorin dhe për biznesin. Prioritet numër një do të jetë bujqësia, 150 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro për infrastrukturën dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerin.

Zoti Basha u ndal dhe në një fermë lopësh. Nga 20 kokë që ka patur tre vite më parë, Shpëtimi sot ka 10 pasi e ka të pamundur t’i mbajë. Varfëria ka bërë që qytetarët të konsumojnë më pak ndërsa shteti nuk i ka dhënë asnjë subvencion.

Kryetari demokrat përsëriti serish qërimin e Partisë Demokratike se familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë taksa, as faturë energjie deri në 300 kw dhe as faturë ujit te pijshëm.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *