Subscribe

Të gjithë ata persona që i kanë vendosur zjarrin pyjeve dhe zonave të gjelbëruara do të përfundojnë në burg. Ky ka qenë paralajmërimi i policisë për autorët e zjarreve masive, të cilët fatkeqësisht kanë shkaktuar dëmë të mëdha nga veriu në jug. Në një dalje për mediat, drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili tha se deri më tani janë arrestuar 15 persona dhe disa të tjerë janë nën hetim.

 

“Në vlerësim të situatës së krijuar nga zjarret, prej datës 25 korrik deri më datën 10 gusht 2021, si rezultat i punës hetimore të bërë nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin janë arrestuar 15 persona, janë proceduar penalisht 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona.”

 

Vasili u shpreh se policia nuk do të tolerojë asnjë person që kryen krime të tilla, ndërsa ftoi qytetarët që ti denoncojnë rastet.

 

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që me dashje apo nga pakujdesia djegin pyjet, sipërfaqet kullosore apo pronat private.”

 

Pjesa më e madhe e zjarreve janë të qëllimshme. Ndërkohë, qeveria ka paralajmeruar se asnjë siperfaqe toke e djegur nuk do të jepet për ndërtim por vetëm për gjelbërim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *