Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në 15 vjetorin e krijimit të partisë është shprehur se do të marrin përgjegjësi për të ecur përpara.

 

Ndër të tjera Kryemadhi është shprehur se të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njërëzish.

 

Përfitoj nga rasti që në këtë përgjegjësi sociale të Lëvizjes Rinore për Integrim të fillojmë ditën e 15 vjetorit të LSI. Uroj të gjithë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e saj kudo që janë gëzuar ditëlindjen. E fillojmë këtë ditë festimesh me një përgjegjësi sociale, “dhuro gjak, dhuro një jetë”. Të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njërëzish. Përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike për të marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe për të ecur përpara. Sot, në këtë ditë të 15 vjetorit të LSI, falenderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dhurojnë gjak dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dhurojnë gjak sepse në fund të fundit është dhe e shëndetshme për të gjithë ne, sidomos për ne mbi moshën 45 vjeç është e shëndetshme për trupin dhe për organizmin por mbi të gjitha iu japim një jetë më shumë të gjithë atyre që kanë nevojë. Gëzuar të gjithëve dhe mirutakofshim në takimin e pasdites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *