Ky 15 mars shenon pesembëdhjete vjet nga shperthimi tragjik i Gerdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 te tjerë.
Në memorialin ku janë gdhendur emrat e atyre që humbën jetën , u mblodhën sërish familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mes lotëve, ata vendosën lule në kujtim të tyre
Pamja e vendit ka ndryshuar, por jo dhimbja e familjarëve që humbën të dashurit dhe as kërkesa për drejtësi. Pengu më i madh për ta mbetet drejtësia e munguar për kete ngjarje tragjike.
“E vetmja gjë që kërkojmë është drejtësi dhe asgjë tjetër.”
Shpërthimi tragjik ndodhi në fabrikën e Demontimit te municioneve në fshatin Gërdec.
Pas ngjarjes, prokuroria arrestoi disa persona përgjegjës përfshirë edhe zyrtarë, të cilët u dënuan, por që sot janë të lirë.