Kush shpif dhe abuzon në lidhje me lajmet për koronavirusin rrezikon të dënohet rëndë me burg.

Gjykata e Lartë në Heilongjiang ka parashikuar deri në 15 vjet burg për të gjithë ata që abuzojnë mbi lajmet për virusn e rrezikshëm që po gjunjëzon Kinën.

“South China Morning Post” shkruan se janë një pakete masash që planifikojnë dënime të rënda jo vetëm pë rata që dezinformojnë në lidhje me situatën në vend por edhe për ata qytetare që refuzojnë të futen në karantinë.

Në këtë rast cdokush që nuk ndjek rregullat e autoriteteve shendetesore mund të dënohet deri ne 7 vjet burg.

Edhe me keq do ta pesojne ata qe perhapin ne menyre te qellimshme virusin ne Kine. Nese nje gje e tille vertetohet, fajtori mund te denohet me vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *