Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit në lidhje me fatin e 15 vjeçares Elona Kuburja, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

 

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se fatmirësisht vogëlushja po transferohet në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

 

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë❤.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *