E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Bota

15 vite burg për vrasësin e gazetares malteze

Vincent Muscat u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg për vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia. Ngjarje e ndodhur në vitin 2017 . Galizia u vra gjatë një sulmi me bombë të vendosur në makinën e saj, vrasje e cila terrorizoi vendin me një popullsi rreth 500 mijë banorë.

Muscat u arrestua së bashku me dy vëllezërit, George dhe Alfred Degiorgio, të cilët u akuzuan për vendosjen e bombës.

Edhe pse fillimisht ai nuk e pranojë krimin, Muscat dyshohet se tashmë po negocion me Prokurorinë e Përgjithshëm për reduktimin e dënimit të tij.

Përpara se të gjente vdekjen, gazetarja investigative ishte duke luftuar me dhjetëra padi të hapura kundra saj me akuzën e shpifjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë