Rajoni
15 viktima në Greqi, qeveria tani mbyll çdo gjë në vend

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 15. Ky është raporti i fundit për ditën e diele i bëre publik nga autoritetet në orën 17 e 30. Në 24 orët e fundit jane dy personat që kanë humbur jetën.
Ndërkohe paciente të rinj këtë të diele janë 94 vetë duke e çuar shifren totale në 624.
Këtë të diele kryeministri Mitsotakis lajmëroi mbylljen e cdo aktiviteti në Greqi. Nje mase ekstreme për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të semundjes dhe rrjedhimisht edhe viktimat.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




