15 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID, ndërsa janë regjistruar 1039 raste të reja, nga 3258 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita,  1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.”

Ndërkohë, janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16  pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21,718

Fier        2864

Durrës     1814

Vlorë      1798

Shkodër  1427

Elbasan   1046

Lezhë   858

Berat     1059

Korçë   982

Gjirokastër 955

Dibër    368

Kukës   397

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *