E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

15 sirianët zbulohen në Kukës

Katër persona u arrestuan nga forcat e rendit ne Kukës, pasi u kapën në flagrancë duke ndihmuar kundrejt shpërblimit, 15 shtetas sirian, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në pranga u vunë Gjerard Markaj, Riza Hasani, Shefqet Velaj dhe Zeqir Bajrami, të gjithë banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u be gjate operacionit “Kaskada”. Katër trafikantet kishin marre sirianet me makinat e tyre, me synim per t’i kaluar drejt Kosovës. Ndërkohe, emigrantet ishin larguar në mënyrë të fshehtë nga qendra e strehimit per te huajt në Babrru.
Trafikantët, sipas policisë, do të përfitonin nga 500 deri 1500 euro por çdo person, që do kalonin përtej kufirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë