Subscribe

Trafikimi i 2.3 ton drogë nga Shqipëria drejt Italisë ka vënë në pranga 14 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë. Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar ‘Shefi’, në Puglia u goditën 2 grupe që trafikonin lëndë narkotike.

 

 

Pas hetimeve të nisura në maj të vitit 2016, u bë i mundur sekuestrimi i mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë. Nga operacioni u sekuestrua drogë me vlerë 15 miliionë euro.

 

 

Operacioni i nisur që në mars të vitit 2018, çoi në shkatërrimin e dy organizatave të fuqishme dhe të dallueshme kriminale, që vepronin në Bari dhe provincën e tij, me pika në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo.

 

 

Organizatat importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare. Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët me organizatat kriminale puliane përgjegjëse dhe ishin përgjegjëse për prodhimin, paketimin, klasifikimin dhe transferimin e drogës nga Shqipëria në Puglia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *