E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

15 mijë sirianë në Turqi

Te paktën 15 mijë refugjatë siriane kanë mbërritur në kufirin turk, pasi kanë mundur t’i shpëtojnë luftimeve që po zhvillohen në provincën Aleppo. Lajmi është konfirmuar si nga zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, ashtu dhe nga ata turq. Ankaraja zyrtare nuk ka lejuar kalimin e emigrantëve, megjithatë, ka thënë se po merren masa për strehimin dhe furnizimin me ushqim të tyre. Turqia dhe BE-ja kanë nënshkruar një marrëveshje, në të cilin qeveria e Dautoglu do të mundësojë vendosjen në kampe të refugjatëve sirian, duke frenuar dhe fluksin e tyre drejt shteteve të unionit. Nga ana tjetër, BE-ja do te heqë vizat për qytetarët turq.

Vazhdo të lexosh

Reklamë