Personat paraplegjikë, tetraplegjikë, të verbrit, ata me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre të cilët trajtohen me pagesa paaftësie, nuk janë paguar në mënyrë korrekte për një periudhë 5 vjeçare prej vitit 2005 e deri më 2010. Shkak është bërë përllogaritja e gabuar e këtyre pagesave të cilat nuk janë indeksuar sipas pagës minimale.

Për këtë arsye shumë prej tyre janë duke ngritur padi në gjykatë për të fituar këto pagesa të cilat shkojnë nga 250 mijë lekë të reja deri në 500 mijë lekë për këtë periudhë.

Faktet bëhen të njohura nga avokat Sinan Tafaj, i cili ka qenë sot në Korçë duke përfaqësuar në gjykatë një grup personash nga bashkia e Maliqit që kanë ngritur padi për këtë çështje.

Avokat Tafaj thotë se ka një afat për ngritjen e këtyre padive që është korriku i këtij viti, kohë kur mbushen 10 vjet nga vendimi i qeverisë që ndryshoi mënyrën e përllogaritjes së këtyre pagesave, ndërkohë që pas korrikut këta persona nuk do të kenë më të drejtë të ngrenë padi në gjykatë për të fituar pagesat për vitet 2005-2010.

Avokati iu bën thirrje paraplegjikëve, tetraplegjikëve, të verbrve, atyre me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve të tyre të nxitojnë për të ngritur paditë pranë gjykatës:

Në të gjithë qarkun e Korçës janë më shumë se 15 mijë persona të cilët trajtohen me pagesa paaftësie, të cilët nuk janë paguar plotësisht për periudhën 2005-2010.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *