Këtë të hënë u regjistruan 15 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se pacientët që humbën jetën ishin të moshave 34-82 vjeç, duke e çuar totalin e të vdekurve në 2.060.

 

Nga testimi i 3.001 qytetarëve, u konfirmuan pozitivë 543 persona. Në total, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar 118.017 qytetarë.

 

Numri i personave që u shëruan në 24 orët e fundit është 578, ndërsa numri i qytetarëve që kanë nevojë për kujdes spitalor vijon të bjerë. Këtë të hënë u raportua për 485 pacioentë, 32 në terapi intensive dhe nëntë në intubim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *