Subscribe

145 drejtues mjetesh që kanë humbur të 20-të pikët në patentë janë rikthyer në autoshkollë gjatë këtyre 3 muajve dhe vetëm 8 prej tyre kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit, të bllokuar nga policia.

 

BLENDI GONXHJA

DREJTOR, DPSHTRR

“Nuk vjen më në DPSHTRR për ritestim, por kthehesh në autoshkollë nga e para, që do të thotë tarifë ekstra, kohë e humbur. Nga këta, e kanë rimarrë lejen e drejtimit vetëm 8 vetë. Është një shifër që na bën të ndihemi mirë sepse është një proces tepër i sigurt.”

 

Pasi i nënshtrohen mësimit nga e para në autoshkollë, shoferët që kanë shkelur rregullat e Kodit Rrugor në mënyrë të përsëritur ritestohen, si për teorinë, ashtu edhe për praktikën. Testi për ta ka 30 pyetje me maksimumi 3 gabime dhe kryhet në Tiranë.

 

 

BLENDI GONXHJA

DREJTOR, DPSHTRR

“Ka pyetje që lidhen me sjelljen, normat e sjelljes në qarkullim. Janë pyetje që janë të lidhura me mënyrën si ne reagojmë, si japim përparësi, që lidhen me ato shkelje apo situata që çojnë në humbjen e pikëve.”

 

Por çfarë ndodh me ata drejtues mjetesh që nuk e kalojnë dot ritestimin, pasi janë rikthyer në autoshkollë?

 

 

BLENDI GONXHJA

DREJTOR, DPSHTRR

“Ata vijojnë sipas normave të reja, riregjistrohen në autoshkollë, kanë 30 ditë afat për të kryer testimin e radhës, që mund të jetë i dyti, i treti, sa herë rrëzohesh, rikthehsh në autoshkollë.  Të gjithë drejtyuesit e mjeteve, pavarësisht eksperienmcës dhe moshës, duhet të bëjnë shumë kujdes sepse nëse do të humbasin pikët, do të gjenden përballë një kalvari që do t’i pengojë në zhvillimin e aktivitetit të tyre të përditshëm.”

 

Shoferët që kalojnë ritestimin teorik dhe praktik, mund të rimarrin të njëjtën patentë të bllokuar nga policia me afatin e vlefshmërisë së mbetur ose mund të aplikojnë për një leje të re drejtimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *