E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

145 mijë vaksina nga BE për Shqipërinë/ Rama: Herën tjetër të mos nxitohen gjithologët

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit se Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina nga Bashkimi Evropian.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se ky është një mesazh për ata që e kritikuan për qëndrimin e tij ndaj BE.

 

Reklamë

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar. Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.”

 

Më shumë video

Reklamë