Bota
145 mijë pacientë të shëruar në Itali që nga fillimi i pandemisë

Italia vijon ta ketë nën kontroll pandeminë. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë edhe 78 pacientë të tjerë, një numër më i ulët krahasuar me të hënën kur u regjistruan 92 të vdekur.
Ndërsa janë shtuar edhe 397 raste të reja. Totali i viktimave në Itali ka shkuar në 32.955 kurse i të infektuarve në 230.555.
Por nga ana tjetër ka një rritje të numrit të të shëruarve, me 2.677 pacientë të rikuperuar në orët e fundit. Gjithsej autoritetet flasin për 144.658 të shëruar.




