E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

143 kg kokainë në konteinerin me portretin e Escobar, lirohet administratori i kompanisë

Lirohet nga burgu Erjon Peti, një nga dy administratorët e firmës, në kontejnerët e të cilës u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit, në portin e Durrësit.

 

Reklamë

Ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun. Ata mohuan që të kenë lidhje me sasinë e lëndës narkotike. Ata deklaruan se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe se çdo javë prisnin konteinerë nga Amerika Latine.

 

Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, ndërsa u zbulua pas informacioneve të siguruara nga autoritetet në rrugë operative.

Vazhdo të lexosh

Reklamë