Një 14 vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së djshme. Ai teksa ka qenë duke peshkuar në lumin Seman, dyshohet se është future për tu larë dhe e ka marrë rrjedha.

 

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat RENEA, ku po punohet për gjetjen e trupit të 14 vjeçt.

 

Por për familjen e tij, duket se ky është një rast i përsëritur.

 

Sipas fqinjit, 14 vjeçari është fëmija I dytë që zhduket në të njëjtën mënyrë, ndërsa thekson se peshkimin e kanë passion të trashëguar nga babai i tyre.

 

Ky është fëmija i dytë i asaj familjeje që mbytet.  Përpara 12 vitesh është mbytyr edhe një fëmijë tjetër. Përpara një viti i ka vdekur i ati.

 

Janë një familje me shumë probleme ekonomike, edhe shtëpinë bashkia ja bëri sepse nuk janë në gjendje të mirë ekonomike.  Është një dhimbje shumë e madhe për atë nënë.

 

Ata ishin nëntë fëmijë. Zakonisht ai rrinte zinte peshk. I kanë gjetur shapkat , rrobat i njëjti fat që ka pasur dhe fëmija tjetër. Fëmija i parë ka qënë i vogël, klasë e parë kur është mbytur. Më përpara peshkonte me babanë , që kur i vdiq i ati peshkonte vetëm”, shprehet fqinji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *