Lajmi i ndarjes nga jeta të 14-vjeçarit shqiptar Jonson Sulika ka shkaktuar një dhimbje të madhe jo vetëm mes shqiptarëve por në të gjithë komunitetit e Traversetolos.

Jonson Sulika, ndërroi jetë 13 shkurtit në shtratin e tij. Kryebashkiaku Dall’Orto i cili ishte për ngushëllim në familjen e shqiptarit, deklaroi se për shkak të kësaj ngjarjeje janë shtyrë edhe

Jonson ishte në vitin e fundit në shkollën e mesme Manzoni. Kur lajmi filloi të qarkullonte në qytet mëngjesin e djeshëm, shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty, të tjerët u informuan nga mësuesit. Miku i tyre, shoqëruesi i tyre nuk ishte më aty.

Ditën e djeshme, në shtëpinë e familjes Sulika, e cila jeton në një zonë qendrore të qytetit, ka pasur vizita nga persona që e kanë njohur. Kryetari i komunës së Traversetolo Simone Dall’Orto i shprehu ngushëllimet familjes. Gjithashtu u vendos që të shtyhen të gjitha ngjarjet lidhur me karnavalet e planifikuara për këtë fundjavë.

Rindërtimi i atyre momenteve është dramatik. Ishte motra e vogël e cila e kuptoi se diçka nuk shkonte. Më pas mbërritja në pak çast e ambulancës dhe mjetit mjekësor të Kryqit Blu të Traversetolos, tentativat për reanimimacion në vend dhe vdekja. Autopsia do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *