14 viktima dhe 565 raste të reja me COVID sot në vend
14 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 565 raste të reja pozitive me COVID, nga 2.084 testime të kryera.
Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.
Ndërkohë, janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 15.842 që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8331
Durrës 1164
Elbasan 813
Fier 1223
Korçë 870
Vlorë 801
Shkodër 888
Lezhë 699
Berat 499
Kukës 323
Dibër 133
Gjirokaster 476




