E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

14 të vdekur dhe 37 të zhdukur pas përmbytjeve

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 37 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të provokuara nga shirat e rrëmbyer që përfshinë që nga e premtja pasdite veriperëndimin e Iranit, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA dhe televizioni shtetëror IRIB.

 

“Deri tani janë gjetur trupat e 12 personave, tri gra dhe nëntë burra”, deklaroi prefekti i Ajabshir për IRNA-n.

 

Reklamë

Sipas televizionit shtetëror IRIB, dy persona të tjerë kanë vdekur në lokalitetin Azarshahr.

 

Ndërkohë, 37 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Ky bilanc mund të rritet për shkak të reshjeve që vazhdojnë të bien.

Vazhdo të lexosh

Reklamë