Qytetarë të prekur nga tërmeti në zonën e Durrësit janë akomoduar në bashkinë e Pogradecit, aty ku ka një numër të madh hotelesh dhe shtëpish pritëse të cilat u ofrojnë falas jo vetëm strehimin por edhe ushqimin si dhe ndihma në veshmbathje apo shërbime të ndryshme.

Deri një natë më parë vetëm në qytetin e Pogradecit janë akomoduar 160 persona të ardhur nga zona e Durrësit, ndërkohë që falë bashkëpunimit me një nga bizneset e fuqishme të zonës është bërë i mundur akomodimi i 130 personave në hotelet e Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

Kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli ka bërë me dije se janë marrë masa për të strehuar deri në 500 persona, ndërkohë që ka hedhur poshtë zërat se operatorët turistikë por edhe biznesi vendas të ketë abuzuar me çmimet:

Në gjendje shoku vazhdon të jetë akoma 70 vjeçarja Sllavica Rexha, edhe ajo nga qyteti i Durrësit. Gjatë gjithë bisedës ajo nuk mundet të ndalë lotët, teksa tregon se i vjen keq për veten, për komshinjtë, për qytëtin ku është lindur e rritur. Durrësi është shkretuar thotë ajo dhe nuk e di nëse do të vijë një ditë që qyteti të kthehet në normalitetin e vet:

Fatime Karaja është një tjetër banore e Durrësit, gjyshe e një nipi e një mbese të vogël. Në ato momente tregon se ka menduar vetëm për ata, për djalin dhe nusen e tij dhe aspak për vete:

Një tjetër banor që vjen nga qyteti i Durrësit tregon se mikpritja që gjeti në Pogradec e ka bërë deri diku të harrojë atë ndodhi të 26 nëntorit:

Në qytetin e Pogradecit por edhe fshatrat turistikë Lin e Tushemisht janë akomoduar edhe me shpenzimet e veta me qindra banorë të tjerë të ardhur nga zonat e prekura nga tërmeti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *