E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja shpallet kampione e Botës në karate

Një vajzë 13 vjeçe nga Lushnja është shpallur kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatese. Ajo quhet Amanda Dedej dhe nuk është një emër i panjohur në këtë sport.

Më në fund ajo arriti të realizoj enderren e saj, të renditet e para në botë ne këtë sport. Sfida e rradhës mbetet pjesmarrja në lojrat olimpike dhe marrja e një tjetër medaljeje të artë .

Kampionati botëror i karatese u zhvillua në Kroaci ku morën pjese 4000 të rinj nga 78 shtete të Botës. Kampionia lushnjare dominoj të gjitha ndeshjet duke i fituar me rezultate të thella.

Kjo 13 vjeçare deri tani numëron 44 medalje Ari , duke thyer një tjeter rekord për numrin më të madh të medaljeve të fituara të arta në Shqipëri.

Amanda Dedej tashmë është bërë një ambasadore e karatesë shqiptare .Dedej është shpallur më herët kampione e Shqipërisë, kampoine Ballkanit, kampione Europës dhe tashmë kampione e Botës në Ligën Rinore të karates.

Vazhdo të lexosh

Reklamë