13 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë protestave antiqeveritare në Irak. Bagdadi është në gjendje shtetrrethimi pas përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe  forcave të sigurisë që më pas u përhapën në shkallë vendi.

Mijëra qytetarë nisën protestat paqësore që ditën e martë kundër papunësisë dhe shkallës së lartë të korrupsionit.

Por demonstratat degraduan në dhunë, pasi të rinjtë e zemëruar e që nuk mbështesin asnjë parti politike, nisën të sulmojnë policinë duke e detyruar këtë të fundit të kundërpërgjigjet me plumba gome dhe gaz lotësjellës.

Ata kërkojnë punë dhe shërbime më të mira publike, kërkesa të cilat janë bërë prej vitesh por që sipas protestuesve nuk janë marrë kurrë në konsideratë nga qeveria.  Sipas Bankës Botërore, papunësia e të rinjve në Irak është më shumë se 20 përqind.

Kryeministri i vendit u detyrua të dalë para mediave duke premtuar punë për të gjithë të diplomuarit dhe punëtorët. Ndërsa presidenti Barham Salih, në një postim në Tëitter tha se “protesta paqësore është një e drejtë kushtetuese” dhe e “Fëmijët tanë po kërkojnë reforma dhe punë, dhe  detyra jonë është t’i plotësojmë këto kërkesa të ligjshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *