Besimtare te shumte u drejtuan per në Kishën e Shën Ndout në Laç qe perkon me nisjen e te martave te shenjta.

 

Për 13 të marta rresht deri më 13 qershor, me mijëra pelegrinë marshojnë drejt këtij vendi,besimtarë te besimeve te ndryshme. Shumica e besimatreve përshkojnë në këmbë rrugën që të çon në këtë tempull të besimit,ndërsa luten për mëshirën e Zotit.Që në orët e para të mengjesit besimtarë nga të 4 anët e vendit me qirinj në duar dhe lutje marshuan drejt kishës që ndodhet në malin mbi qytetin e Lacit,5 km larg tij.

 

Në këtë vend të shenjtë nuk shkojnë vetëm të krishtërët por edhe të besimeve të tjera,ndërsa vetë qytetarët e vlerësojnë mrekullitë që sipas tyre kanë ndodhur. Në këtë kishë kryheshin lutje në mënyrë të fshehtë edhe në kohën e komunizmit.
Kisha e Shën Ndout është një ndër 6 vendet më të shenjta të pelegrinazhit në botë. Pelegrinët janë përulur pranë bustit së Shën Ndout dhe në shumë vende të tjera ku besohet se shenjtori ka lënë gjurmë.

 

13 Qeshori është Dita e Shën Ndou që përmbyll edhe 13 të martat dhe në këtë ditë duke iu referuar të dhënave të viteve të tjera,i drejtohen kësaj kishe mbi 1 milion persona kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në kishën ë Shën Ndout. Nderkohe ne ndihme te besimtareve eshte vendos ne funksion treni i linjes Shkoder-Laç i cili iu mundeson besimtareve levizjen me cmim simbolik,rreth 150 leke vajtje ardhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *