Subscribe

Prej disa ditësh numri i të prekurve nga virusi vazhdon të jetë më pak se 20 raste të reja në 24 orë. Të infektuarit e rinj janë 13 nga 233 testimet e kryera.

49 janë pacientët që po marrin shërbimin mjekësor në të dyja spitalet Covid.

Të shëruarit arrijnë në 217, pothuajse gjysma e të prekurve nga infeksioni.

Përtej situatës së përmirësuar me më pak raste të reja dhe me shtim të të shëruarve, epidemiologët i kërkojnë qytetarëve të mos neglizhojnë masat mbrojtës dhe të shmangin grumbullimet apo vizita e panevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *