Subscribe

Pak ditën nga Referendumi i për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, 13 fitues të çmimit “Nobël”, paralajmërojnë se një rezultat pro, do te përbëje një katastrofë për kulturën dhe shkencën e Britanisë. Nëpërmjet një letre të botuar në të përditshme “Daily Telegraph” thuhet se cenimi i shkencës, duhet të përbëjë thelbin e këtij debati, pasi Britania është një aktor kyç në shëndetësi, zhvillimin teknologjik dhe rritjen ekonomike. 13 nobelistet shtojnë se, “Vendimet për politikat shkencore në BE, fondet dhe rregullat e reja që prekin mbarë botën, janë marrë nën një influencë të gjerë të kërkuesve dhe mendimtarëve britanik” dhe shkëputja prej tyre do të kishte pasoja të rënda për të gjitha palët”.
Letra e 13 nobelistëve pason paralajmërimin e shkencëtarit Stephen Hawking, i cili tha se Brexit do të ishte një shkatërrim për vendin. Referendumi në Britani do të mbahet më 23 qershor. Por sondazhet tregojnë se qytetaret britanik vijojnë te mbeten tepër te lëkundur, sa i takon kësaj çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *