Subscribe

Çështje javësh e ndajnë Shqipërinë nga fillimi i ndërtimit të veprës më madhore në historinë e saj: Gazsjellësit TAP. Mendohet se vlera e investimit deri në 2018-ën të shkojë në 160 milion euro, ku 60 milion janë investuar vetëm në 9 muajt e fundit nga ndërtim i urave dhe rrugëve lidhëse.

“Janë dashur 11 ditë që të mbërrijnë nga porti i Brakes në Gjermani tubat e parë të gazsjellësit TAP. Vetëm në vendin tonë do të duhen 13 mijë tuba për të shtruar rrugët ku do të kalojë gazi. Ky projekt e bën Shqipërinë për herë ë parë pjesë të hartës energjetike të Europës.”

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se që në ditët e parë gazsjellësi ka dhënë një kontribut të madh në ekonominë e vendit, në një kohë që mendohet që përfitimi që do të ketë vendi ynë në 20 vite të kalojë vlerën e 1 miliard dollarëve. Por përveç gazit nga fushat e Shah Deniz, përmes kësaj rruge që lidh tre shtete: Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, mund të transportohen edhe burimet e reja të energjisë që po zbulohen në detin Kaspik. Ministri Damian Gjiknuri u ofroi investitorëve angazhimin e qeverisë shqiptare për problemet që mund të dalin gjatë transportimit të makinerive dhe tubave. Shqipëria ka qenë një nga shtetet më të përpikta në miratimin e lejeve dhe dhënien e autorizimeve për ndërtimin e gazsjellësit. Nisur nga kjo, kryeministri Rama tha se shumë shpejt negociatat me konsorciumn për të përfituar të njëjtat sasi gazi si vendet e tjera ku kalon TAP, do të marrin një përgjigje pozitive. Shqipëria i ka kërkuar projektit që të marrë si kompani kontraktore edhe firmat shqiptare. Deri tani nga kjo vepër janë punësuar 1000 persona, dhe ky numër mendohet që të shkojë në 2000. TAP do të shpëtojë edhe veprën energjetike prej 110 milion dollarësh të TEC-it të Vlorës, duke siguruar lëndë energjetike për të. Në Spitallë në afërsi të Durrësit janë 90.000 metra katrorë ku janë depozituar tubat e parë të gazsjellësit. Më 17 maj në Selanik do të fillojë zyrtarisht ndërtimi i veprës, ku nëse projekti shkon siç duhet në vitin 2020, fillon shpërndarjen e gazit natyror nga Azerbajxhani në Europë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *