Kryeministri Edi Rama dha një shifër të saktë sesa persona kanë mbetur të papunë gjatë karantinës në Shqipëri. Ai deklaroi se bëhet fjalë për 13 mijë persona, por shtoi se kjo është një shifër më e ulët nëse krahasohet me vendet e tjera të rajonit.

 

“Gjatë javës së fundit kemi marrë masa të tjera, e para për ripunësimin. Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Krahasuar me vendet e tjera, besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur në terma relativ më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë, Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një çudie, apo mrekullie. Duam të ripunësojmë më shpejt ata që ishin të punësuar më herët. Ndaj kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit”, tha Rama gjatë një konference mediatike.

 

Shefi i qeverisë vuri si qëllim që brenda një viti të tejkalohet niveli i shkurtit të këtij viti përsa i takon shifrave të papunësisë. Sipas Ramës, në shkurt në Shqipëri ka patur 11% papunësi dhe kjo është e konfirmuar nga Banka Botërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *