E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

13 jetimë “në rrugë të madhe”, protestojnë punonjësit e shtëpisë së fëmijës në Vlorë

Deri në dhjetor të këtij viti shtëpia e fëmijës në Vlorë duhet të boshatiset, për shkak të një projekti pilot të nisur për fuqizimin e familjeve sipas modelit holandez.

 

Reklamë

 

13 fëmijë jetimë të moshave nga 0 deri në 5 vjeç do të detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose të birësohen.

Reklamë

 

 

Por i gjithë ky proces po ndodh shumë shpejt dhe është i pasigurt, sipas kujdestareve. Kjo arsye, por edhe humbja e vendeve të punës, i shtyu ato drejt protestës.

 

 

 

KUJDESTARET

 

“Më shumë se 30 vite punonjëse të institucionit.

 

Ne kemi trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërtërjetojnë të njëjtat trauma. Nuk po mendohet për fëmijët.”

 

 

Punonjëset shprehen se prej disa muajsh shtëpitë nuk po pranojnë më fëmijë që kanë qenë të pasigurt në familjet e tyre, ndërsa akoma nuk dihet fati i 13 të miturve.

 

 

Projekti pilot parashikon ngritjen e klasave të prindërimit apo mbështetje sociale dhe financiare për familjet që do të marrin në kujdestari, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe gjithçka është e paqartë.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë