Mes tensioneve dhe thirrje për allahun u shqiptua në orët e vona të së martës vendimi ndaj 9 të akuzuarve për rekrutim dhe dërgim të luftëtarëve në Siri dhe Irak. 126 vjet burg ne total ka dhënë Gjykata e Krimeve te Renda.
Këto janë momentet e kundërshtimit të vendimit nga të afërm dhe përkrahës të të ashtuquajturve xhihadistë.
Nuk munguan edhe thirrjet kërcënues të bëra nga vetë të dënuarit në drejtim të trupit gjykues. Gjatë dhënies së vendimit kanë qenë të pranishëm në sallë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane,ndërkohë që policia kishte marrë masa të shumta sigurie duke blinduar ambientet e gjykatës. Menjëherë pas vendimit avokati i Orion Reçit theksoi se do ta apelojë vendimin ndërsa Imami i Xhamisë së Unazës së Re u shpreh se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se nuk priste tjeter vendim. Ndërsa brenda zhvillohej gjyqi i Imamëve, më herët besimtare e mbështetës te tyre u falën në oborrin e gjykatës së krimeve të rënda, të rrethuar nga forca të shumta policie dhe agjentë të antiterrorit. Procesi ndaj nëntë të dënuarve për xhihadizëm u mbyll pas 47-të, seancash. Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit.

Dënimet e 9 të pandehurve

Genc Balla Të dënohet me 17 vjet burg
Gert Pashai Të dënohet me 17 vjet burgim
Bujar Hysa Të dënohet me 18 vjet burgim
Orjon Reçi Të dënohet me 13 vjet burgim
Verdi Morava Të dënohet me 13 vjet burgim
Astrit Tola Të dënohet me 7 vjet burgim
Edmond Balla Të dënohet me 13 vjet burgim
Fadil Muslimani Të dënohet me 12 vjet burgim
Zeqir Ymeri Të dënohet me 16 vjet burgim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *