Subscribe

Mes tensioneve dhe thirrje për allahun u shqiptua në orët e vona të së martës vendimi ndaj 9 të akuzuarave për rekrutim dhe dërgim të luftëtarëve në Siri dhe Irak. 126 vjet burg ne total ka dhëne Gjykata e Krimeve te Renda. Këto janë momentet e kundërshtimit të vendimit nga të afërm dhe përkrahës të të ashtuquajturve xhihadist. Nuk munguan edhe thirrjet kërcënues të bëra nga vetë të dënuarit në drejtim të trupit gjykues. Gjatë dhënies së vendimit kanë qenë të pranishëm në sallë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, ndërkohë që policia kishte marrë masa të shumta sigurie, duke blinduar ambientet e Gjykatës. Menjëherë pas vendimit,  avokati i Orion Reçit theksoi se do ta apelojë vendimin,  ndërsa imami i xhamisë së Unazës së Re u shpreh se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se nuk priste tjetër vendim. Ndërsa brenda zhvillohej gjyqi i imamëve, më herët besimtare e mbështetës te tyre u falën në oborrin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të rrethuar nga forca të shumta policie dhe agjentë të antiterrorit. Procesi ndaj nëntë të dënuarve për xhihadizëm u mbyll pas 47-të seancash. Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit. Dënimet e 9 të pandehurve:

Genc Balla                     17 vjet burg

Gert Pashai                     17 vjet burg

Bujar Hysa                     18 vjet burg

Orjon Reçi                     13 vjet burg

Verdi Morava                13 vjet burg

Astrit Tola                       7 vjet burg

Edmond Balla                 13 vjet burg

Fadil Muslimani             12 vjet burg

Zeqir Ymeri                    16 vjet burg

Në përfundim të hetimeve, të pandehurit akuzohen për “Rekrutim të  personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”; “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *