E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

125 raste të reja dhe 2 viktima nga koronavirusi sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 125 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë ndërruar jetë dy persona. Viktimat janë shënuar në Prilep dhe Strumicë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, me 46 të infektuar, pasuar nga Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova me 16 raste, Struga 7 Gostivari 6, Ohër 5, Veles 3 raste të reja, Negotinë 2 të infektuar, ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe Prilep nga 1 rast të ri.

Ndërkohë, këtë të të diel janë shëruar plotësisht 8 pacientë.

Vazhdo të lexosh